-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis gjyqi për 18 shqiptarë në Francë të akuzuar për trafik droge, ja sa vite dënohen

Kryesoret

18 shqiptarë nga të cilët 5 janë ende në kërkim priten të gjykohen në Rennes të Francës për trafik ndërkombëtar heroine.

3 persona mes të cilëve është edhe drejtuesi i rrjetit, që janë nga mosha 24 deri në 50 vjeç janë vendosur në paraburgim.
Siç bëhet me dije ata do të përballen me një dënim prej 10 vitesh , të dyfishuar në rast se e përsërisin këtë vepër penale.

Ky rrjet, duke funksionuar në mënyrë klanore, furnizohej rregullisht me drogë, kryesisht heroinë, në Holandë, duke përdorur lidhjet rrugore me një normë rreth 10 kilogramë për udhëtim. “Organizata kriminale përdorte edhe telefona dhe automjete të dedikuara. Ajo kishte zbatuar një qark për pastrimin e fondeve nga rishitja e produkteve”.

Në datat 29 dhe 30 mars 2021, forcat e rendit arrestuan 17 anëtarë të kësaj organizate, mes të cilëve 16 burra dhe një grua, të moshave nga 19 deri në 57 vjeç.

Gjatë kontrolleve të organizuara në Rennes dhe Ille-et-Vilaine u zbuluan lëndë narkotike si 2,5 kg heroinë, 60 kg produkte prerëse, më shumë se 50 mijë euro para cash, 4 pistoletë me municionet e tyre, 2 automjete, mes tyre një Mercedes C. Gjithashtu u sekuestrua një automjet, i destinuar për të transportuar lëndë të paligjshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit