Gjykata e Posaçme shtyn seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Shkak u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues. Në seancën e sotme, do të paraqiteshin konkluzionet e mbrojtjes.
Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi deklarimin e fajshëm të Gjicit për akuzën e “korrupsionit” dhe dënimin e tij me 3 vjet burg. Për të bashkëpandehurën e tij, Alma Kaçi, SPAK kërkoi një dënim me 1 vit burg, po për akuzën e “korrupsionit”.