-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjike/ Përplasen dy makina, vdes në rrugë 4-vjeçari

Kryesoret

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Shkodër – Velipojë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri që drejtohej nga një 22-vjeçare dhe tjetri nga një 38-vjeçar.

Përplasja ka qenë tepër e fortë duke shkaktuar disa të plagosur, e për fat të keq humbjen e jetës së një fëmije, që udhëtonte në njërin prej mjeteve të përfshira në këtë aksident.

“Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit