-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stano: Pa normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nuk ka BE për Kosovën!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi që procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Lidhur më këtë kërkesë të Kurtit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se procesi integrues i Kosovës lidhet drejtpërdrejt me procesin e dialogut.

“Politika e BE-së ka qenë e qartë me vite. Rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë, lëvizë nëpërmjet dialogut të normalizimit. Pa normalizim nuk ka aderim në BE. Nga parimet themelore të aderimit në BE, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por të gjithë, për vendet që janë anëtare tash, për Kroacinë dhe Slloveninë më parë, për Hungarinë dhe Sllovakinë më parë, parimi themelor është pajtimi, marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe zgjidhja e të gjitha problemeve nga e kaluara, që mos t’i sjellim në BE”, ka thënë Stano për Tëvë 1.

Stano thotë se Bashkimi Evropian është zhgënjyer më Kosovën që ka dështuar të dorëzoi një draft për asociacionin, prandaj ai është përgatitur nga BE. Por sipas tij, asociacioni nuk nënkupton asnjë formë autonomie për pjesën veriore të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit