Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për personat të cilët u arrestuan në kuadër të megaoperacionit Tempulli 2.
Në Elbasan u arrestuan 24 persona nga të cilët 18 me urdhër të Prokurorisë dhe 6 në kushtet e flagrancës.
Raportohet se për 18 prej tyre gjykata caktoi masë e “arrestit në burg”, ndërsa njëri është liruar me masën e “arrestit të shtëpisë”.
Ndërkohë u sekuestruan 560 kg kanabis, 7,5 kg kokaine, heroine,10 armë zjarri,16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 makina, 11 peshore elektronike dhe një sasi e madhe parash.