Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në Durrës.
Raportohet se është vetëvrarë nënkomisari i Policisë së Durrësit, Arbjen Pjeçi.
Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Policisë së Durrësit.
Nënkomisari prej ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar për disa ditë nga detyra.