Oerd Bylykbashi ka dalë në një deklaratë për mediat pas dështimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ku pati dhe një përplasje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.
Bylykbashi u shpreh se bashkëkryetarët i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe opozitë, që është PD.
“Tradita e komisionit bipartizan, është ajo që kërkojmë ne në mënyrë konstante, që përbëhet gjysma nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita.
Bashkëkryetarët i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe opozitë, që është PD. PD dhe opozita ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive për të gjetur konsensus për rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Kemi dorëzuar dje në parlament kërkesën e re, 47 deputetë kanë firmosur që komisioni të rikompozohet. Mirëpresim që mazhorancë të lërë lojën që bën me segmente të vogla”, u shpreh Bylykbashi.