-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dëgjonte zëra”! Sociologia te “5Pyetjet.al”: Pse e “burgosi” burri familjen me kamera në tualet?

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë u zbulua në Tiranë. Jetnor Zhaboli 35-vjeç, sipas policisë mbante të ngujuar duke i “burgosur” në shtëpi nënën, gruan dhe dy vajzat 5 dhe 9-vjeçe. U kishte vendosur kamera, jo vetëm jashtë brenda dhe jashtë ambienteve, por edhe në tualet. Dyert ishin me sensor. Askush nuk lejohej të dilte jashtë.

Dyshimet dhe pistat në media janë të shumta mbi motivet. Por si e shpjegohet kjo ngjarje? Për të folur për këtë ngjarje të rëndë, “5Pyetjet.al” zhvilloi një intervistë në “Skype” me sociologien Entela Binjaku. Ajo u shpreh se më shumë se ngjarje kriminale kjo është një sjellje devijonte, çrregullim mendor.

Kur e dëgjova lajmin, ndjesia e parë ishte keqardhja. Një sjellje deviante duke kufizuar dhe prekur lirinë personale të familjarëve të tij. Duke ndjekur si të gjithë qytetarët e tjerë zhvillimet, mendja më shkoi, se më shumë se sjellje kriminale, kemi të bëjmë me një sjelle devijonte si pasojë e çrregullimit mendor. Por presim të shohim ekzaminimet mjekësore.

Mendoj se më parë duhet të kishte shkuar në shërbimin shëndetësor se në burg. Përjetonte frikën, ndihej sikur ishte i sulmuar, apo dikush do të shqetësonte atë apo familjen e tij. Si rezultat i këtyre frikërave dhe zëra të brendshëm ai kishte vendosur kamera deri në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Ky nuk është një djalë me një sfond kriminal sesa një djalë me një sjelle të çrregulluar që instaluar kohë më parë, por tani ka dhënë pasojat e skajshme që kanë të bëjnë me këtë kufizim lirie dhe frikë të përhershme të tij se dikush mund t’i bënte keq” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit