Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj.
Sipas mediave italiane pas një debati në çift gruaja 46-vjeçare ka goditur disa herë me thikë në fyt dhe në trup bashkëshortin e saj 56-vjeçar.
Raportohet se çifti ishin prindër të një vajze 5-vjeçare.
Siç mësohet nga fqinjët prej disa kohësh çifti ka pasur grindje të vazhdueshme si me njëri-tjetrin dhe kolegët e punës.
46-vjeçarja i ishte nënshtruar një ekzaminimi psikiatrik mëngjesin e së enjtes. Bashkëshorti i saj me profesion punëtor e kishte shoqëruar gruan në spital.
Gjithashtu në vitin 2020 ajo ishte shtruar në departamentin e psikiatrisë të të njëjtit spital.