-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fruthi “mbërthen” Durrësin, apeli i institucioneve shëndetësore: Vaksinohuni!

Kryesoret

Gjashtë raste të diagnosfikuara me fruth në Durrës konfirmohen nga strukturat shëndetësore vendore në Durrës.

Bëhet fjalë për persona me lidhje të ngushtë familjare dhe kryesisht të grupmoshave të vogla.

“Më së shumti pacientët e prekur janë fëmijë. Ajo që konfirmohet është lidhja e ngushtë familjare mes të gjithë pacientëve. Ajo që është shumë shqetësuese është se janë të gjithë të pavaksinuar. Aktualisht kanë një gjendje të stabilizuar mjekësore në banesë, ku janë izoluar për të evituar kontaktet e vazhdueshme me persona të tjerë”,– thotë për “News 24”, drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Aurora Hyka

Në këto raste nevojitet një bashkëpunim i ngushtë i të gjitha strukturave shëndetsore, por edhe familjarëve të pacientëve të sëmurë për të zbuluar të gjithë zinxhirin e kontakteve që ata kanë pasur. Sipas drejtoreshës Hyka është kryer i gjithë hetimi epidemiologjik.
“Kemi pritur një bashkëpunim edhe më të plotë me familjarët, por me këmbënguljen e të gjitha strukturave shëndetësore kemi arritur që ta marrim të gjithë informacionin, të bëjmë ndjekjen e tyre, të dërgohen në ISHP mostrat e gjakut si dhe tamponët nazofaringalë për të bërë një vlerësim dhe diagnostikim të plotë të situatës.”

Të 6 rastet e prekura nga fruthi në Durrës kanë lënë mjediset spitalore.

11 rastet e prekura me fruth në Durrës dhe Tiranë u konfirmuan një ditë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet me këtë virus në vendin tonë konfirmohen  pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, se në gjithë Evropën po rriten rastet me fruth. OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. I njëjti apel bëhet edhe nga autoritetet shëndetësore në Durrës.

Nevojitet bashkëpunim dhe respektim i aplikimit të vaksinave të cilat janë absolutisht shumë të detyrueshme dhe të nevojshme për të gjithë ne”,– thotë Hyka.

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator dhe një nga sëmundjet më ngjitëse në botë. Ai përhapet nga kollitja dhe teshtitja, si dhe kontakti i afërt ose i drejtpërdrejtë. Virusi shkakton temperaturë të lartë, ethe, rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur dhe të përlotur dhe njolla të vogla të bardha në mukozën që vesh zgavrën e gojës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit