Një rast i rëndë u zbulua sot në Tiranë. Ekonomisti Jetnor Zhaboli u arrestua këtë të premte në Tiranë pasi mbante të ngujuara bashkëshorten, nënën dhe dy fëmijët e mitur. Policia kishte arritur të merrte informacione në lidhje me mbajtjen të izoluar të familjes nga 35-vjeçari. Kur kanë shkuar në ambientet e banesës në zonën e Selitës, efektivët kanë vënë re që kishte një mbikqyrje të shtuara më kamera sigurie. E gjithë banesa ishte e kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.
Në këto kushte policia ka marrë 35-vjeçarin për të hapur banesën. Pasi u zbulua ngujimi që i bënte familjes, ai deklaroi se e bënte një gjë të tillë për t’i mbajtur nën kontroll, pasi ishte xheloz. Zhaboli kishte arritur deri aty sa kishte instaluar kamera edhe brenda banesës, në tualet e në dhomën e gjumit dhe i monitoronte nga telefoni kur nuk ishte në banesë. Gjithashtu ai kishte montuar bllokues valësh në banesë në mënyrë që familjarët e tij të mos komunikonin me askënd tjetër nga jashtë.
Bashkëshortja e tij ka tentuar të kryente vetëvrasje. Uniformat blu të kryeqytetit në banesën e tyre kanë gjetur dy letra ku kjo e fundit ka shkruar për familjen e saj duke iu dhënë lamtumirën dhe ku iu kërkonte falje. Përveçse i mbante të mbyllura në banesë, 35-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.
FOTO/ Ky është 35-vjeçari që dhunoi dhe mbajti peng familjen në shtëpi