-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbante peng me dhunë familjen në shtëpi, babai: E bëja për t’i mbajtur nën kontroll

Kryesoret

Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 35-vjeçari, Jetnor Zhaboli mbante mbyllur në banesë, nënën, gruan dhe fëmijët e mitur, duke i bllokuar valët e telefonit sa herë që largohej nga banesa dhe më i survejonte me kamera.

Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll.

Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht  bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë dy letra lamtumirë që ajo i kishte dërguar  të afërmve të saj.

Policia kishte marrë informacion  prej kohësh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në momentin që ka shkuar në banesë, ka dëgjuar zërat e njerëzve që ishin brenda saj, por asnjë nuk mund të dilte.

Ka qenë vetë 35-vjeçari ai që i ka hapur derën policisë.

Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Detajet/ Babai mbante peng familjen, dhunë fizike dhe psikologjike (EMRI)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit