Ledjona Xheladinaj është një nga personazhet e cila po përflitet së tepërmi në këtë edicion të “Big Brother Vip”.
Brenda shtëpisë ajo i ka treguar Eglës një nga historitë e saj personale ku ka ndihmuar nj vajzë të përdhunuar të cilën produksioni i Big Brother nuk e ka shfaqur dhe kjo ka irrituar shoqen e Ledjonës.
Në video Ledjona tregon se ka mbajtur një vajzë të përdhunuar në shtëpinë e saj për 5 ditë dhe e merrte atë edhe në punë me vete, derisa ka arritur ti rregullojë dokumentat për të emigruar. E vajza vazhdon i dërgon mesazhe dhe e falënderon për atë që ka bërë.
Shoqja e Ledjonës, Bora e ka publikuar këtë video duke thënë se është çensuruar nga Big Bother Vip.
“Ja video e censuruar nga Big Brother Vip ku Ledjona tregon historinë e një vajze te perdhunuar. Ne vend te saj jane publikuar pa fund gjate githe dites videot e Ilnises dhe Sares.”- shkruan ajo.