Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i ka thyer përgjigje Lulzim Bashës pas konferencës së tij me gazetarët. Spiropali shkruan në Facebook se Basha zgjohet papritur një ditë në mbrojtje të SPAK-ut. Ajo shton se Partia Socialiste e Shqipërisë është e vetmja forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike.
“Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet! Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte. Prandaj, kthehu nga krahu tjetër Luli dhe fli i qetë se nuk ka punë që pret zgjimin tënd” shkruan Spiropali.
Vetë i firmoste në mesnatë, Basha: Mua më ra goja për listat e hapura