-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakmarrje apo besë? Hoxha: Çfarë më tha xhaxhai i jetimit që u vra në rrugë

Kryesoret

Familja Fejzullahu në Podujevë i ka dhënë një muaj besë familjes Kadriu pasi djali Eltoni së bashku me shokun e tij qëlluan me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.

Ishte kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari që në një postim në rrjetet sociale njoftoi se Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i të ndjerit e pranoi kërkesën. “Ishte një akt burrërie” tha ai në një intervistë për “5Pyetjet.al”.

Por çfarë tha babai i autorit dhe si e pranoi xhaxhai i viktimës? “Ai e pranoi krimin që ka bërë djali i tij. Është i shokuar. I tronditur. Kërkoi besë u bë për të lejuar që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe njerëzit e tjerë të familjes të lëvizin. Rrahimi e pranoi, ky është burrërie” tha ai.

I pyetur se çfarë ndodh pas 30 ditësh, imami tha se “dy tre ditë përpara se të mbarojë afati shkohet sërish për të kërkuar që të zgjatet. Nëse nuk pranohet atëherë familja Kadriu ngujohet” u shpreh ai. “Kjo çështje”- tha ai më tej për “5Pyetjet.al” është në dorë të drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit