Dy të rinj të moshës 19-vjeç janë hasur me një incident të pabesueshëm në Selanik.
Teksa ishin duke shëtitur në qytet në orët e para të mëngjesit, kur papritur gjetën veten në ajër duke rënë në një vrimë gjigande.
Siç raporton media greke thessnews.gr, një vrimë gjigande është hapur në rrugën Tosica me dy të rinjtë që janë “përpirë” brenda.
Nga rënia ata ngelën të plagosur dhe janë dërguar në spital.