-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Begaj: Miliona njerëz u persekutuan dhe u zhdukën

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit teksa shprehet se kjo është një prej periudha më të errëta të njerëzimit, ndërsa shtoi se sot reflektohet miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën.

Begaj shprehet se është krenar për vlerat e popullit shqiptar teksa thekson se “kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit”.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit. 

Krenar per vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkruan Kreu i Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit