Kosova është tronditur me rrethanat e vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, një javë më parë.
Pavarësisht se policia i ka arrestuar dy personat që dyshohet se kanë marrë pjesë në rrahjen brutale të Lulzimit dhe se institucionet e drejtësisë po e bëjnë punën e tyre, sot imami i një xhamie në Podujevë, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se familja e viktimës i ka dhënë një muaj ditë “besë” familjes së dorasit.
Avokati Tomë Gashi i pyetur se pse është futur “besa” në këtë çështje, përderisa është në proces gjyqësor është shprehur se “unë nuk e di, unë jam vetëm avokat i familjes”.