Ditën e sotme është parandaluar një tjetër ngjarje kriminale, në një familje në Tiranë.
Një baba 50-vjeçar ka rënë në pranga pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve të tij.
Mësohet se personi i identifikuar si Agim Biraçi, banues në shkozë ka arritur deri tek kërcënimi me jetë ndaj familjarëve të tij, të cilët i kishte kanosur me thikë se do ti vriste.
Njoftimi policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo shtetasi, që përbën rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 50 vjeç, banues në Shkozë.
Shtetasi A. B., ditën e djeshme, dhe në mënyrë të vazhdueshme, në Shkozë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë, se do ti vriste.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.