Ilnisa dhe Egla kanë hyrë në një tjetër përballje teksa ndodheshin në kuzhinën e Big Brother, menjëherë pas natës së spektaklit.
Shkak janë bërë hatërmbetjet që banoret kishin ndaj njëra-tjetrës nga përplasjet e mëparshme dhe mosdakordësia për të ndihmuar njëra-tjetrën për të gatuar së bashku.
Ndërsa Egla ka refuzuar kategorikisht të gatuaj për t’u ushqyer Ilnisa, situata ka degraduar deri në banalitet, me Ilnisën që e ka konsideruar të folurën e aktores si tringëllimë delesh.
Kaq ka mjaftuar për ndezjen e debatit dhe nga aty, dy banoret kanë vazhduar kunjat ndaj njëra-tjetrës hidh dhe prit.