Me 65 vota pro dhe 3 kundër deputetët e parlamentit të Maqedonisë së veriut votuan Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë, dhe bashkë me të Telat Xhaferin si Kryeministër të vendit, për sa kohë që ja lejon mandati, deri në zgjedhjet e ardhshme.
Ai është Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Pak para votimit në Kuvend, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur në një video duke kënduar një këngë patriotike shqiptare në një nga zyrat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.