-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dha asistin e golit të fitores, Asllani: Bëra zgjedhjen e duhur me Interin

Kryesoret

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani shkëlqeu mbrëmjen e djeshme me Interin në fushë përballë Fiorentinës duke dhuruar asistin vendimtar që u kthye në gol nga Lauturo për të dalë me tre pikët e plota nga një sfidë shumë e vështirë. Pas ndeshjes u shpreh tepër i lumtur për kontributin e dhënë.

“Lauturo është një kapiten i vërtetë, i pari që është gjithmonë gati të më ndihmojë. Më ka qëndruar pranë dhe më ka folur vazhdimisht, edhe gjatë kohës së merkatos.

Një kapiten dhe lider i vërtetë, ndaj e falënderoj për atë që bën. Goli ishte diçka e provuar shumë herë në stërvitje dhe më vjen mirë që funksionoi edhe në ndeshje dhe morëm tri pikët.

Inzagi më ka lënë të qetë gjithë javën, për të mos pasur presion. Nuk ka treguar asnjë vëmendje speciale ndaj meje këtë javë dhe më ka dhënë mundësinë ta përgatis i qetë këtë 90-minutësh e të bëj atë që di më mirë në fushë.

Kemi komunikuar shumë me shokët e skuadrës dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin, për të marrë një fitore mjaft të rëndësishme. Këtu kam dy vite dhe jam shumë i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit