-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Priti ministrin turk, Begaj: Bashkëpunimi mes 2 shteteve i frytshëm

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, takoi sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Presidenti Begaj foli me kryediplomatin turk për marrëdhëniet e të dyja shteteve duke vlerësuar se të dyja shtetet kanë marrëdhënie të mirë dhe janë partnerë strategjikë.
“Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm” u shpreh ai.

Për sa u përket zhvillimeve në Ballkan, Presidenti Begaj vlerësoi: “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu, Begaj e vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit