Prokuroria e Posaçme (SPAK) sot ka njoftuar se ka sekuestruar vilën e ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut në Dhërmi.
Sipas SPAK vila 2 katëshe është në pronësi indirekte të Belinda Ballukut.
Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
SPAK thotë se vilën e ka mbajtur të fshehur përmes Igli Tares.
Ndër të tjera SPAK thekson se vilën e ka përfituar pasi ka favorizuar kompaninë “Albcontrol” me 2 tendera.









