Gjatë mbrëmjes së sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një makinë dhe një motor janë përplasur duke sjellë plagosjen e 3 personave.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit B. H., si dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues të identifikuar si C. M.
Blutë njoftojnë se 3 të plagosurit janë në spital dhe po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale” njofton policia.