Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Clearwater në Florida ku një 34-vjeçar nga Shqipëria, Renato Muhaj ka vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij Suela Saliaj.
Më pas ai ka rrëmbyer vajzën e tyre 8-vjeçare.
Mediat amerikane shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.
Policia e Floridës gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.