-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim prej kohësh, arrestohet shtetasi armen teksa tentonte të hynte në Shqipëri

Kryesoret

Një shetas armen i shpallur në kërkim është arrestuar pasi po tentonte të hynte në vendin tonë.
Ai ishte në kërkim më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi.

Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit