-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia merr sistem anti-dronë nga Rusia: Jemi superfuqi e tankeve!

Kryesoret

Kosova po përpiqet të fuqizojë kapacitetet ushtarake me ndihmën e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara ndërsa Serbia mbështetet tek aleati historik Rusia. Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë nga Moska.

Vuçiç njoftoi për sistemin e ri anti-dron disa javë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave anti-tanke Javelin, e pas marrëveshjes ushtarake me Turqinë. Të martën, në po të njëjtin event ku ishte i pranishëm edhe kreu i Republikës Serbska, Milorad Dodik, ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç lëshoi një paralajmërim të fortë, lidhur me marrëveshjen Kosovë – Turqi.

“Gjykata e Lartë dhe Ministria e Mbrojtjes, që është Shteti i Serbisë do të përgjigjen në mënyrën e duhur, jo vetëm politikisht, por edhe duke përshtatur kapacitetet tona ndaj sfidave, rreziqeve e madje edhe kërcënimeve ndaj atdheut tonë”, deklaroi Vuçeviç. Sipas tij, pyetja që ngrihet është për kë dhe për çfarë po armatoset, e ashtuquajtura ushtria e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit