Renato Muhaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij në SHBA, Suela Saliajn, ka dalë para gjykatës në Florida. Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e akuzave që rëndojnë mbi të dhe njoftoi që i pandehuri nuk mund të përdorte garancinë pasurore prej 50 mijë dollarësh për t’i gjykuar i lirë, për shkak të akuzës së vrasjes që rëndon mbi të.
Gjykata vendosi se Muhaj nuk do të jetë më në gjendje të shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu. 34-vjeçari pyeti “A do caktoni avokat për mua?” e cila mori përgjigje pozitive nga gjyqtari. “Doja që Suela të vdiste”, këto janë fjalët që shqiptari Renato Muhaj tha para hetuesve lidhur me ngjarjen makabre të vrasjes së gruas së tij.