Një person ka vdekur aksidentalisht në Dropull.
Policia njofton se është gjetur i pajetë në shkallët e jashtme të banesës së tij, Dh. V. 51 vjeç. Ky i fundit jetonte i vetëm.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 51-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur jetën pasi është rrezuar nga shkallët.