Tetë persona të armatosur dhe të veshur si forcat komando kanë bllokuar rrugën shtetërore 131, në provincën e Sassari në Itali dhe grabitën 3 furgona që po transportonin para.
Sipas mediave italiane katër roje sigurie u plagosën dhe personat e armatosur u arratisën me paratë e grabitura.
Një nga rojet është plagosur me armë zjarri në Këmbë kurse të tjerët kanë lëndime fizike.
Automjeti i parë i blinduar u bllokua me një makinë mbeturinash, ndërsa dy të tjerat me makinën që i përkiste grabitësve.
Banditët u larguan në drejtim të Mores me një kamionçinë dhe një Fiat Panda të cilat u gjetën të djegura pak më pas në një rrugë dytësore.