Arben Ahmetaj thotë se është kërcënuarr në mbledhje Kryesie nga kryeministri Edi Rama:
“Rama nuk më la të shkarkohesha që ta bëja siç duhet largimin. Ai më ka kërcënuar në atë mbledhjen e famshme të kryesisë ku më larguan. Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë që “unë largohem sepse kam dëmtuar unitetin e partisë.
Jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tim tek liqeni nuk e lashë më si trim i madh. hera e fundit ishte tek rrethi tek liqeni.
Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë kryeministri dhe të thotë “të vejë në të sëmës” dhe të të thotë “po të isha unë gjykatës dhe prokuror di të ishte më keq” normal që do kisha kërcënime” tha ai.