Plagoset një tjetër minator. Një 52-vjeçar u plagos në minierën e Martaneshit. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “Ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi O.H 52 vjeç, banues në Mat, gjatë punës në një subjekt minerar në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht si pasojë e rënies së disa gurëve nga tavani i galerisë, duke i shkaktuar frakturë në këmbë” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.