Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në SHBA njoftoi se ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Jeremmy Long.
Haradinaj vlerësoi rolin e NSC-së dhe Shtëpinë e Bardhë për zhvillimin në Kosovë.
“Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO.
Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces” ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij.