Kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një letër ngushëllimi për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë.
Në letrën e bërë publike në rrjetin social X, Rama shprehet se Shqipëria qëndron krah SHBA në këtë kohë të vështirë.
“Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet”, shkruan Rama mes të tjerash.