Ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill u shpreh se shpreson që qeveria e re e Serbisë të formohet në një periudhë më të shkurtër se ajo e mëparshme në mënyrë që ndërtimi i marrëdhënieve të mira dypalëshe të vazhdojë, duke theksuar se është plotësisht i vetëdijshëm për tensionet politike pas zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Ai ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se kuptimi i Marrëveshjes së Ohrit është “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Që njerëzit duke kaluar nëpër pikat kufitare nuk mendojnë për politikë, por për rritjen e cilësisë së jetës së tyre”, tha ai. Christopher Hill deklaroi se beson në normalizim sepse “çdo gjë është e realizueshme nëse njerëzit duan të flasin”.