Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku një 35-vjeçar është hedhur nga lartësia e banesës ku jetonte.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i riu dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
35-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.