Policia e Prokuroria e Kosovës janë duke zhvilluar aksion në rajonin e Pejës kundër veprimtarive të strukturave ilegale.
Sipas informatave aksioni është duke u zhvilluar në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osjan të Istogut, fshatra këto të banuara kryesisht me serbë.
Lajmi është konfirmuar nga Shkodran Nikqi, zëdhënës në Prokurorinë e Pejës.
“Po, Prokuroria së bashku me Policinë është duke zhvilluar një aksion. Për detajet do të ju informojmë me kohë”, ka thënë ai.