Kryetari i PD Lulzim Basha po merr pjesë në një aktivitet “Rinia & IA ( inteligjenca artificiale)” duke folur për të mirat dhe rreziqet e saj.
Basha foli dhe për situatën politike në vend, ku tha se gjendemi në një udhëkryq mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng.
“Programi ynë parasheh shpenzime për ringritjen e arsimit shqiptar. Që nga arsimi fillor e deri tek arsimi universitar dhe sidomos arsimin profesional. Qeveria e ardhshme shqiptare do të jetë në krah të të rinjve me një politik e cila përmblidhet me këto fjalë: paraja ndjek studentin, paraja ndjek të rinjtë.
Çdo qindarkë që do të shpenzohet për arsimin do të ketë këtë parim: paraja ndjek studentin. Investimi numër një e qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë.
“E para, projekti për ta zbrazur Shqipërinë nga rinia do të ndalet. E dyta, rini bëhuni gati. Të rinjtë meritojnë një qeveri në krah për ta çuar vendin në shoqëritë më të zhvilluara. Nuk ka gjë më të mirë se kur fatet e vendit merren në duar nga të rinjtë dhe kjo do të bëhet realitet.
Sonte nga kjo sallë i japim një mesazh rinisë kudo ndodhen, se kanë në dispozicionin e tyre një platformë për të çuar përpara betejën e rinisë dhe kjo është platforma e PD-së. Ejani dhe bëjeni tuajën këtë parti, këtë platformë. Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare” tha Basha.