Është arrestuar një 38-vjeçar të cilit iu gjetën në shtëpi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
Në pranga është vendosur Qani Hysa, poseduesi i armëve, një 38-vjeçar nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.