-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta pas intervistës së Ahmetajt: Nuk pranoi të ishte kokë turku! Është kërcënuar me jetë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Meta u shpreh se nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e kryesisë së partisë.

“Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe ballkanit të hapur që armiqtë e brëndshëm ti shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër.

Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e kryesisë së partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë.

Unë nuk kam patur asnjë raport të vecantë me këtë zotri,me Ramën në të kaluar kam pasur raporte të afërta.

Për inceneratorët se çfarë thotë sot Ahmetaj ju e dëgjuat vetë por unë për inceneratorët kam folur prej kohësh,kam bërë kallëzime, disa prej atyre që janë dënuar janë pikërisht nga ato fakte.

Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë por që më mendimin tim ishte i gabuar por është kërcënuar me jetë.

Nuk është gjë e re ajo që ka thënë por vjen si e re pasi dëshmoi nr 2 i qeverisë për 10 vite i cili bëri të qartë që nk kishte rol edhe në mendimin tim për këtë cështje ai mund të jetë i fundit,kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë të parët”, u shpreh Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit