-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

46 të vdekur nga zjarri në vendin e tërmeteve

Kryesoret

Kili, një nga vendet me aktivitet sizmiologjik më të lartë në botë po përballet me gjendjen jashtëzakonshme nga zjarret.

Së paku 46 njerëz kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë përhapur një pjesë të banuar dendësisht në Kilin, njoftoi të shtunën mbrëma presidenti i Kilit, Gabriel Boric.

Zyrtarët kilianë kanë thënë se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret. Presidenti kilian paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të përhapjes së katër zjarreve në rajonin Valparaiso, ku zjarrfikësit po kanë vështirësi të arrijnë në lagjet më të rrezikuara.

Boric u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me ekipet e shpëtimit. “Nëse ju kërkohet të evakuoheni, mos ngurroni. Zjarret po përhapen me shpejtësi dhe kushtet klimatike mund ta bëjnë të vështirë shuarjen e tyre. Temperaturat janë të larta, erërat të forta, ndërsa lagështia e ulët”, tha Boric drejtuar kilianëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit