-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Policia, mos lëvizni…”! Kurthi, si i kapte grupi i Haxhiut çiftet e reja?

Kryesoret

Vjedhja e makinave me qëllim përdorimin e tyre në ngjarje kriminale, ishte kthyer një punë e zakonshme e grupit të Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij.

Personat përdornin thuajse të njëjtin truk, duke kapur gafil çiftet e reja që kryenin marrëdhënie seksuale në makinë ose të rinj që konsumonin drogë brenda në mjetet e tyre.

“…Jemi policia, mos lëvizni…”.! Kjo ishte fjalia e parë që përdornin anëtarët e grupit dhe pas kësaj, detyronin çiftet e kapur në marrëdhënie seksuale apo duke pirë drogë të zbrisnin nga mjeti, me idenë se ishin kapur në paligjshmëri nga policia.

Brenda në makinë hipnin anëtarët e grupit, duke e larguar me shpejtësi. Më pas mjetet e vjedhura përdoreshin për të kryer vrasje dhe krime të tjera.

Artan Tafani, bashkëpuntori i prokurorisë ka treguar disa momente kur kanë përdorur këtë truk për vjedhjen e automjeteve.

Një makinë tip “Benz-Mercedez” e gjendur dhe sekuestruar në garazhin e Enio Meçaj në zonën e “Astirit”, rezulton e vjedhur në Durrës nga Tafani dhe Lulzim Arapi.

Këta dy persona në bashkëpunim me Laert Haxhiun kanë survejuar një të ri, teksa po konsumonte kokainë brenda makinës së tij. Tafani dhe Arapi, kanë zbritur nga makina e Laertit dhe prej andej janë drejtuar tek Benzi ku qëndronte i riu, shkruan Ora.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit