Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, tek “Kthesa e Dregostunjës” ku një makinë ka dalë jashtë rruge duke u rrokullisur të paktën 30 metra.
Makina ka përfunduar në trasenë e hekurudhës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Deri më tani raportohet se të paktën 1 person ka humbur jetën, dhe 3 të plagosur.
Ende nuk dihen detaje të plota nga ngjarja e rëndë.
Vijon…
LAJMI I FUNDIT/ Makina fluturon jashtë rruge, përfundon në lumin Shkumbin