Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Korçë, ku dy makina u përplasën kokë më kokë duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
Siç ishte raportuar nga “5 Pyetjet.al” është konfirmuar se viktima është një 36-vjeçar Eliz Mizaku nga fshati Rov i Maliqit.
Ai ishte shoferi i një prej dymakinave dhe mbeti i bllokuar brenda në mjet, i riu ka humbur jetën rrugës për në spital.
Shoferi tjetër nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë që konfirmohet se janë plagosur dhe 5 persona të tjerë.
Shkak i aksidenti është konfirmuar shpejtësia e lartë.
Aksidenti tragjik në Korçë/ Identifikohet viktima një 36-vjeçar (FOTO+EMRI)
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion shtesë
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku, dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit