Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij në Kuvendin zgjedhor në degën e PD në Fier, tha ndër të tjera se kjo parti nuk lindi si një organizatë e thjeshtë politike, por si një ëndërr e qytetarëve, të cilët sipas tij janë zhgënjyer në 34 vite.
“Askush nuk duhet ta harrojë se kjo parti nuk lindi thjesht si një organizatë e thjesht politike. Por si një endër e të gjithë qytetarëve në këtë vend. Tash 34 vjet degjojmë nëpër foltore drejtuesit e PD që do përmbushim aspiratat e Shqipërisë, por i kemi zhgenjyer. U kemi premtuar ish të përndjekurve që do ta mbajmë fjalën për pronat e tyre, por i kemi zhgënjyer. U kemi premtuar shqiptarëve një Shqipëri me standarte europiane, por që nuk e kemi realizuar. Tashmë ka ardhur koha që të gjitha këto zotime dhe premtime t’i realizojmë” tha Basha.
Kreu i PD theksoi se problemi kryesor qe kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rrijtja e kostove të jetesës, shëndetësia dhe arsimi.
“Problemi kryesor që kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rrijtja e kostove të jetesës, shëndetësia, arsimi. Dua t’u them se PD shumë shpejt do të paraqesë një program që do t’i përgjigjet demagogjisë me fakte, t’i përgjigjemi kotësisë me program, me projekte konkrete për hallet e sipërmarrjes, pensionistëve, arsimtarëve, të rinjve” tha Basha.