Olsi Bylyku është banori i dytë për sonte që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij, ndërsa shumë sugjeronin se është lojë.
Ky eliminim erdhi pas eliminimit të Gabrieles. Vëllai i Madh ka hapur një tjetër televotim në të cilin publiku votoi për të preferuarin e tyre.
Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.