I vuri zjarrin makinës të një 42-vjeçari, kapet dhe vihet në pranga Dorina Stafaj 41-vjeçe në Durrës.
Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për djegien e automjetit.
Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.
Procedohet penalisht dhe një italian, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje.