Merr fund arratia pas 8 muajve. Arrestohet Fatbardh Ismajli i cili në 17 Maj të vitit të kaluar pas zgjedhjeve lokale akuzohet se qëlloi me armë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kuqe të Kurbinit. Shkak dyshohet se u bë një konflikt në KZAZ 15 në Laç ku palët politike pretendonin për dy fletë votimi.
Asokohe u raportua se vëzhguesi i Partisë Demokratike Ismail Ismaili ka debatuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ku mes tyre pati dhe dhunë fizike. Ai ka denoncuar për dhunën vëllain e ish-deputetit.
Djali i Ismailit ka ndjekur Armando Pregën dhe teksa ai po lëvizte me mjetin e tij, e ka qëlluar disa herë me pistoletë. Ish-deputeti, i cili nuk u lëndua, lajmëroi policinë e cila e arrestoi sot.