-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kërkonte Italia, arrestohet në Mirditë

Kryesoret

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mirditë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal.

“Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën policore se këta shtetas fshihen duke u strehuar në territorin e qarkut Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë si dhe në bashkëpunim e koordinim të punës me njësinë speciale për kapjen e shtetasve në kërkim “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden”

Si rezultat, në një banesë në Rrëshen, kanë kapur dhe arrestuar në mënyrë provizore me qëllim ekstradimi, shtetasin G. J. 22 vjeç, banues në Mirditë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, me vendim penal të datës 03.11.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit